Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një lajm nga pakoja e madhe. Përmes një postimi në facebook, Rama bën me dije se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe.
Ndërkohë sipas Ramës do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja). Kreu i qeverisë thotë se kjo ndihmë është për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
