Mbështetjen nga “Pakoja e Madhe” e kanë marrë edhe mësuesit. Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo vjen si mbështetje për të zeruar impaktin e luftës.
“Edhe mësuesit e kanë marrë Pakon e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë”,-shkruan Rama.
Në datën 30 Dhjetor 2022 qeveria njoftoi miratimin e një pakete që do të mbështesë financiarisht rreth 1 milionë qytetarë shqiptarë. Kjo paketë financiare është për pensionistët, nënat, kryefamiljare, punonjësit me uniformë, bluzat e bardha, administratën, zjarrëfikësit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me ndihmë ekonomike.