Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pakti detar” / Ministri i Jashtëm grek: Me shumë gjasa mbyllet deri në verë

13:41 / May 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Giorgos Katrougalos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Katrougalos ka dhënë një intervistë në radion News24/7, ku midis të tjerash ka folur edhe për marrëveshjen epaktit detar mes dy vendeve. Katrougalos shrpeh besimins e marrëveshja e re do të mbyllet brenda kësja vere, ndërsa thekson se në Shqipëri shikon kohët e fundit sjellje të cilat nuk korrespondojnë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

“Pyetje: Jeni angazhuar për ujërat teritoriale në detin Jon, të presim diçka të tillë?

 Katrougalos: Po sigurisht.

 Pyetje: Deri në verë?

 Katrougalos: Me më shumë gjasa deri në verë. Kjo varet edhe nga bisedimet që vazhdojmë të kemi me Italinë dhe Shqipërinë. Dhe me Shqipërinë, kohët e fundit shikojmë sjellje të cilat nuk korespondojnë me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Pyetje: Folët për Shqipërinë, dje pamë që u hoqën tabela, madje me prezencën e policisë. Ku po e çon çështjen Qeveria Rama?

 Katrougalos: Jemi në kontakt përmes Ambasadës tonë aty, për të parë se çfarë bëhet. Kanë paraqitur si pretendime se tabelat dygjuhëshe në Shqipëri duhet të kenë në fillim gjuhën shqipe dhe pastaj atë greke dhe disa çështje juridiksioni. Ne natyrisht kemi paralajmëruar se çdo lëvizje e cila do të duket se është kundër interesave të minoritetit tonë, ne do të reagojmë ashtu siç parashikon e drejta ndërkombëtare.

Pyetje: Po për çështjen e pasurive të minoritetit? Nuk ka përfunduar tipikisht ende kjo çështje. Kemi vetëm premtime.

Katrougalos: Kemi premtime dhe angazhime.

Pyetje: Po por ka kaluar kohë me premtimet.

Katrougalos: Po por degjoni, ne, në këto momente, kemi mundësi për të kontrolluar premtimet në fjalë, sepse në qershor do të diskutohen perspektivat evropiane të Shqipërisë.

Pyetje: Perspektiva e pranimit do të kushtëzohet nga minoriteti grek, nga qendrimi i Shqipërisë kundrejt minoritetit grek?

Katrougalos: Ka kritere për fillimin e bisedimeve të pranimit për të gjitha vendet, të cilat duhet të zbatohen edhe për Shqipërinë. Kriterët në fjalë lidhen edhe me respektimin e të drejtës evropiane, çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, trajtimi i krimit të organizuar dhe korruspionit dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e minoriteteve dhe çështje të fqinjësisë së mirë. Natyrisht që nga ana jonë, këto janë çështje kryesore.

Giorgos Katrougalos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet faza e parë e Paqes Fiskale, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

17:58 / July 12, 2026

“Hamshahri” vendos Trumpin dhe udhëheqësit evropianë në listën e hakmarrjes së Khameneit

17:41 / July 12, 2026

Aksident i frikshëm pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset

17:22 / July 12, 2026

Temperatura deri në 42°C dhe net tropikale, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës

17:00 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.