Një pallat 5 katësh i anuar me gjithë themele, është kthyer së fundmi në një prej pikave më të vizituara në lagjen Gölbaşı të qytetit Adiyaman.
Siç raporton CNN Turk, ai qëndroi pa lëvizur pas goditjes së parë me magnitudë 7,7, por pas tërmetit të dytë, me magnitudë 7,6, pallati u anua me gjithë themelet, ndërkohë që kolonat, muret mbështetëse e madje as xhamat, nuk pësuan asnjë dëm.
Të gjithë banorët e këtij pallati arritën të mbijetonin për shkak se pas tërmetit të parë u larguan nga shtëpitë e tyre.