I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mettheë Palmer ka folur sërish për Shqipërinë nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos. Ai dha një mesazh të qartë se palët duhet të ulen në dialog dhe konkretisht duhet të ulen për një marrëveshje për reformën zgjedhore.
“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike.
Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që con sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, ka thënë Palmer.