Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ka kthyer përgjigjie numrit një të PD-së, Lulzim Basha lidhur me firmat e mbledhur për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Pasditen e sotme, në një intervistë në ABC, Basha tha se firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nuk u dorëzuan ashtu siç parashikon Statuti, gjë që sipas tij e kishte kërkuar edhe Paloka te ish-kryeministri Sali Berisha. Por ky i fundit, sipas Bashës ishte penguar nga diçka duke e ftuar që të tregonte se për çfarë bëhej fjalë.
Përgjigjia në vend të Berishës është dhënë nga Paloka, deputeti Paloka tregon për një takim të bërë në zyrën e Berishës me mbështetësit e tij, ku edhe është propozuar që formularët të dorëzoheshin te Sekretari Organizativ i PD. Sipas tij, ky propozim u pranua fillimisht nga Berisha, por jo nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e zhvilluar.
