TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022

Përleshje mes të rinjve në një restorant, dy prej tyre përfundojnë në spital

23:04 / August 19, 2022

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Paloka pas shkarkimit të Ahmetajt: Rama nuk e ka problem të shesë këdo! Po përdor të njëjtën skemë

17:31 / July 25, 20224 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit, detyrë e cila iu besua ministres Belinda Balluku.

Në një postim në “Facebook”, Paloka e konsideroi këtë lëvizje një taktikë të Kryeministrit, për të cilin tha se mund të shesë këdo për interesat e tij.

Sipas Palokës, kushdo që ka zbatuar urdhrat e Ramës dhe e ka menduar veten të paprekshëm, vjen një moment që e gjen veten në bankën e të akuzuarve apo edhe pas hekurave.

Postimi:

Po shoh qe ka nje “entuziazem” te cuditshem ne rrjetet sociale per shkarkimin e Ahmetajt dhe mundesine qe ai te perfundoje ne SPAK . I njejti “entuziazem” qe u vu re dhe per Beqen pak dite me pare apo Gonxhen sot!

Do te doja dhe une te isha po kaq “entuziast” dhe do te isha ne se do te besoja se vertete drejtesia po vepron edhe ndaj pushtetareve ( ashtu sic mburret Rama poshte e larte). Po per fat te keq , nuk jam entuziast sepse e shoh qartazi se cfare po ndodh. Rama po e perdor drejtesine sot , per ti lare nga mekatet bashkepuntoret e tij edhe pse ndonjerit mund ti duhet te kaloje disa muaj pas hekurave per kete.

Qe Rama nuk e ka problem te shese kedo per interesa te tij, kjo nuk ka pike dyshimi. Edhe qe te gjithe ata pushtetare qe sot jane pas hekurave, jane aty me bekimin e Rames, nuk ka dyshim. Edhe keta qe po vizitojne SPAK-un keto dite, po e bejne po me bekimin e Rames. Po pikerisht ketu eshte dhe problemi.

Te gjithe keta personazhe , duke filluar nga Tahiri, nuk kane bere gje tjeter vecse kane zbatuar urdherat e porosite e Rames. Kjo ju ka dhene atyre “garanci” se jane te paprekshem. Kete “garanci” Rama ju a jepte dhe me mbrojtjen publike qe ju bente here pas here pavarsisht skandaleve te njepasnjeshme ku ata perfshiheshin. E ashtu kane qene , te paprekshem, deri ne momentin qe jane diskretituar aq shume sa nga te dobishem jane kthyer ne te demshem per shefin e tyre.

Ne ate moment Rama i ka shitur!

Skema e perdorur eshte e njejta; fillimisht shkarkohen nga detyra e largohen nga postet qe mbanin, (megjithese jane vleresuar deri ne ate moment me superlativa “per punen e tyre” ) , pastaj mohoen e largohen edhe nga rradhet e “rilindjes” (pergjegjesia eshte personale…) e ne fund perfundojne ne banken e te akuzuarve apo dhe pas hekurave.

Ne pamje te pare duket sikur Rama ka te drejte me deklaratat e tij : “Pergjegjesia eshte personale” ; “PS nuk mbron asnje perballe drejtesise” ; “Drejtesia e reformuar po vepron”. Po per fat te keq eshte krejt e kunderta.

Gjithshka te le te kuptosh qartazi se realizohet ne marreveshje treshe ( ose katershe , ne se llogarisim dhe disa diplomate te huaj).

Kur ushtaret e tij jane diskretituar plotesisht, Rama i therret dhe ju thote se nuk i mbron dot me se “ata” ( nderkombetaret) ja kane futur kembet ne nje kepuce. Mbase ju jep dhe mundesi zgjedhjeje; te pranojne perballjen me drejtesine sot (me mire ca muaj burg tani dhe te mbajne cdo gje qe kane vjedhur ) ose te presin te perballen me drejtesine kur ne pushtet te jete PD dhe mos te kene me Ramen per ti mbrojtur…

Sigurisht e gjithe kjo sic permenda me lart, realizohet vetem me marreveshje treshe ( ose katershe) , Rama-“viktima e rradhes”-drejtesia ”e reformuar”…

Prandaj dhe skema perseritet ne te njejten menyre .

Deri tani nuk ka dale asnje prej “viktimave” qe ta prish kete skeme, e te denoncoje faktin qe e dijne praktikisht te gjithe; qe kreu dhe pergjegjesi per gjitheshka ndodh ne kete vend eshte vetem nje, Edvin Rama. Sidoqofte koha do te tregoje.

Rama nuk ka llogaritur vetem dicka ; kush do ta “mbroje” ate kur ti vije dita te perballet me drejtesine …

Arben Ahmetaj edi paloka shkarkimi zv.kryeministri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Zëri i Amerikës: Pas daljes së emrit të Ilir Metës, socialistët nxitojnë për ligjin që nxjerr “spiunët” nga politika!

21:00 / August 19, 2022

Pasi la politikën, ish-deputeti nis palestrën: Përmirëson mirëqenien psikologjike

19:56 / August 19, 2022

Erion Veliaj në Ukrainë, pritet nga Zelensky: Mora mbështetje për rindërtimin e qyteteve të rrënuara

19:15 / August 19, 2022

Avionët bombardues amerikanë demonstrojnë të hënën forcën mbi Tiranë

19:08 / August 19, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022

Vrasja e dyfishtë në autostradë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

21:41 / August 19, 2022

“RTSH duhet të më likuidojë borxhet”/ Ardit Çuni shpërthen në akuza

21:26 / August 19, 2022

Kontratë me partinë serbe/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi pro mocionit të mosbesimit kundër Abazoviç

21:01 / August 19, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.