Edi Paloka ka reaguar pas njoftimit zyrtar të grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, në të cilin fajësonin PD-në për dështimin e negociatave.
Në një prononcim për mediat, Paloka theksoi se nga deklarata e grupit të Alibeajt kuptoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë qëllim bashkëpunimin, por zhbërjen e demokratëve dhe e statutit të PD-së.
“Qëllimi i tyre nuk ka qenë bashkëpunimi, por zhbërja e vullnetit të demokratëve, duke lexuar këtë deklaratë këtë mendim arrij të nxjerr. Gjatë gjithë kohës, unë i kam krijuar të gjitha hapësirat e mundshme që ndërthurja e kandidatëve të PD ishte e plotë, janë ofruar të gjitha modalitet, e vetmja gjë që s’kemi hyrë në diskutime janë primaret. Edhe statuti i vjetër ka primare, nuk ka asnjë pikë, qoftë edhe në statut që na përplasje nga primarët, kanë kërkuar eliminimin e primareve. Kërkohet eliminimi i strukturave që ishin ngritur në PD nga një vit sakrificash, theksohej që të kishte një strukturë jashtë kësaj strukture që të merrte vendime me votë unanime, që do të thotë që njëri nga këto të thoshte jo dhe i gjithë procesi të binte poshtë, ishte një veto, që në ditën e parë menduan si ta bllokojnë si proces. Kam biseduar dje me Bardhin, kemi folur për këtë çështje, dhe i them përderisa kemi vullnetin për bashkëpunim, pse të nxjerrin ngërçe. Po të ishte për kush do i kërkonim, të tërhiqnin padinë, as të njohin Berishën kryetar, këto ishin kushte. Bisedimet nuk kanë filluar me Bardhin, por me përfaqësues të tjerë që s’po e them për etik”, tha Paloka.
Grupi i Alibeajt tha se bisedimet dështuan për shkak se PD i kishte vënë kushte që të njihnin statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, por Paloka mohoi t’i ketë vendosur një kusht të tillë në tavolinë Gazment Bardhit.