Një surprizë e bukur është menduar ditën e sotme për pacientët dhe stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ansambli i këngëve dhe valleve popullore po mban një koncert në spitalin COVID-2.
Në oborrin e spitalit muzikantët këndonin për t’i dhuruar disa momente të bukura bluzave të bardha, pse jo edhe pacientëve të infektuar që kanë dalë në ballkon për të shijuar momentet live, ku shikohen duke kërcyer dhe kënduar nga ballkoni i spitalit.



