Temperaturat e ulëta me të cilat po përballet vendi, si dhe rajoni, kanë ndikuar që të ngrihet edhe liqeni i Batllavës, nga i cili me ujë të pijes furnizohet Prishtina dhe qendrat e tjera përreth.
Një qytetar ka dërguar fotografi të cilat tregojnë liqenin e mbuluar nga akulli e bora. Sipas qytetarit,liqeni ka disa ditë që është ngrirë.
Shtresa e akullit e krijuar nga moti i ftohtë është mbuluar edhe një sasi e madhe e borës që ka rënë diteve të kaluara.
Për shkak të trashësisë së akullit, banorët e Orllanit po kalojnë nga njëri breg i liqenit në tjetrin shkruajne mediat.
Për shkak të acarit të diteve të fundit, është ngrirë edhe liqeni i Badovcit.