Ky është momenti tronditës kur një burrë i goditur me thikë në stomak, jo vetëm arrtin të qëndrojë  në këmbë, por edhe godet agresorin e tij.

Ngjarja ka ndodhur Rusi, ku burrat janë parë fillimisht duke folur, në një parking makinash, ndërsa sulmuesi mbante pas shpine një thikë. Pasi kanë diskutuar, sulmuesi e ka goditur atë me thikë në stomak.

E sikur kjo të mos mjaftonte ai i vërsulet sërish, por çuditërisht viktima arrin të qëndrojë në këmbë dhe madje ta rrëzojë atë në tokë. Ishin kalimtarët e rastit që ndërhynë për ta larguar viktimën nga sulmuesi, që qëndronte i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Videoja është filmuar më 29 korrik të vitit të kaluar dhe është shpërndarë në masë në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here