Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pamje të rralla/ Kur Bashkim Fino u mor me helikopter nga Gjirokastra për t’u bërë Kryeministër

11:54 / March 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fino nano
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkim Fino është një ndër figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve ’90 ka humbur ditën e sotme betejën me covid-19.

Nga arkivat e media ka dalë një video e rrallë e Bashkim Finos, ku mor me helikopter nga Gjirokastra për t’u bërë Kryeministër 

Në 9 Mars 1997, të mbledhur në Presidencë, të gjitha forcat politike arritën një marrëveshje për krijimin e një qeverie që do të quhej Qeveria e Pajimit Kombëtar. Ata vendosën që të zgjedhin si kryeministër një socialist. Partia Socialiste propozoi emrin e Bashkim Finos, që ishte kandidatura që u pranua edhe nga Partia Demokratike në raport me disa kandidatë të tjerë. Bashkim Fino, i cili kishte qenë ish-kryetar i bashkisë së Gjirokastër, nuk dinte gjë… nuk dinte gjë as Fatos Nano, kryetari i Partisë Socialiste që ishte në burg.

Por si e kujtonte Fino momentin kur mori lajmin?

“Më bie zilja e telefonit në shtëpi dhe normalisht isha më afër unë se të tjerët. E marr telefonit dhe matanë receptorit të telefonit dëgjoj zërin e Namik Dokles dhe nisi siç e ka Namiku me humorin e tij; ore sikur të të them një lajm që dua të të propozoj që të bëhesh kryeministër besoj se dhe ti nuk ke mendim kundër. I thashë, Namik mos u tall, por si është situata, çfarë bëhet? Jo-jo, tha, e kam shumë seriozisht dhe filloi të më tregonte me detaje të gjitha bisedat që kishin bërë si forcë politike me presidentin e asaj kohe Berisha”.

Një helikopter qeveritar, që mori konsensusin e komiteteve të shpëtimit publik të jugut, zbriti në aeroportin e Gjirokastrës për të marrë Bashkim Finon dhe për ta sjellë si kryeministër të vendit. Një trupë greke arriti të filmonte jo vetëm nisjen e tij nga Gjirokastra, por edhe takimin e tij të parë me presidentin e asaj kohe, Sali Berisha, në Presidencë.

Këto momente, së bashku me imazhe të tjera tronditëse të ngjarjeve të 1997-s, u risollën nga emisionin Opinion në vitin 2019 .

  • fino3
  • fino2
  • fino

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.