“Daily Mail” ka publikuar një video tronditëse, në të cilën shikohet se si një djalë i ri ka rrahur brutalisht një grua.
Në këtë video shikohet se si një hajdut ndjek nga pas një grua dhe në momentin që ajo futet në ashensor filloi ta godasë në të gjitha pjesët e trupit pa u ndalur dhe pa mëshirë.
Kamera e sigurisë që ndodhej brenda ashensorit tregon gjithë skenën teksa i riu rreh pa pushim gruan, e cila është 48 vjeç. Në video dallohet edhe se si ai e gjuan me grushte dhe më pas e ul në dyshmenë e ashensorit.
Më pas, ai i ka vjedhur çantën. Sipas “Daily Mail” kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur brenda ashensorit në afërsi të stacionit të trenit Taman Mutiara në Kuala Lumpur të Malajzisë.