Mediat greke kanë publikuar pamjet nga banesa ku 22-vjeçarja Dafina Kurti u mbajt prej dy vitesh peng nga bashkëshorti i saj 28-vjeçari Aurel Kurti.
Janë marrë dhe dëshmitë e fqinjëve, të cilët thonë se prej kohësh nuk e shihnin të dilte nga shtëpia.
“Nuk e kemi parë kurrë gruan. E dinim që këtu jetonte një çift shqiptar, por këtë vajzë nuk e kishim parë kurrë. Të gjithë pyesnim se çfarë po ndodhte brenda kësaj shtëpie, por nuk mund të bënim asgjë. Nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një grua.
Dëshmia e 22-vjeçares ka tronditur gjyqtarët dhe hetuesit. Ajo tregoi se erdhi në Volos në vitin 2021 nga Shqipëria, pas martesës me Aurel Kurtin. Sapo ka mbërritur në Volos, bashkëshorti e ka ndaluar 22-vjeçaren të ketë çdo kontakt me botën e jashtme dhe shtëpia e tyre dukej gati e pabanuar.
