Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pamjet, si u nxor nga gërmadhat trupi i pajetë i njërit prej punëtorëve

12:07 / August 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TRUPI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dalin pamje nga operacioni i nxjerrjes së trupit të pajetë të njërit prej dy punëtorëve të cilët humbën jetën pasditen e djeshme nga rrëzimi i skelës.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 15:00 të 16 gushtit, në pallatin nr 2 të rrugës “Faik Konica” në Tiranë.

Punëtorët po kryenin punime në fasadën e jashtme të pallatit 13 katësh. Do të bëhej veshja e tij me sistemin termoizolues (kapot). Puna ishte marrë përsipër nga firma “Xhimi” me administrator e drejtues teknik punimesh, Xhimi Tanushi, (i arrestuar) . Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator Petrit Syla (në kërkim) dhe drejtues teknik të punimeve e montimit të skeles Inxhinierin Ilir Bendo, (i arrestuar) ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Në pamjet e siguruara nga RTV Ora duket fillimisht një koleg që përpiqet të largojë hekurat e skelës të cilët kanë zënë poshtë punëtorin. Më pas vijnë forcat zjarrfikëse të cilët largojnë hekurat dhe dërrasat dhe nxjerrin trupin e pajetë.

“Policia dhe zjarrfikësit po punojnë për t’i nxjerrë pasi janë poshtë skelës së rrëzuar. Njërin e nxorri policia tani të pajetë, po punohet dhe për nxjerrjen e tjetri. Dyshohet të ketë ndërruar jetë” raportonin dje gazetarët rreth orës 15:53 minuta.

Dy punëtorët Ergys Brahimaj 31 vjeç dhe Orjan Kodra 36 vjeç humbën jetën ndërsa u plagosën Genti Bardhi 29 vjeç, Altin Marku 36 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç.

Kush u arrestua dhe kush eshte ne kerkim

Ne lidhje me ngjarjen sot u njoftua arrestimi i Xhimi Tanushi 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”, njëkohësisht administrator i kësaj firme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”

Arrestohet Ilir Bendo 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”, në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”

Në kërkim u shpall Petrit Syla me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”.

punetorev tiranannews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.