Një tërmet i fortë ‘shkundi’ Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili ka shkaktuar deri më tani 15 viktima, 600 persona të lënduar dhe qindra banesa të rrënuara.
Në këë video duken qartë pasojat që la tërmeti i madh në Shqipëri. Pallate, shtëpi të shkatërruara, njerëz dhe persona në krye të detyrës që kërkojnë mes rrënojave persona.
Pamje rrëqethëse, por që realisht janë në Shqipëri, në Durrës dhe Thumanë.
Tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter dhe me intensitet 7 ballë goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë në Shijak, 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana dhe lëkundjet ishin shumë të forta sa rrëzuan pallate dhe banesa. Deri më tani 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra dhe 300 të tjerë janë plagosur.