Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pamundësi e leximit të matësit, faturimi i energjisë për familjarët me vlerë reference

15:41 / March 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
oshee8 696x522 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan veprimi për mënyrën se si do të kryhet leximi i konsumit të energjisë elektrike në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Në kushtet kur masat e marra nga qeveria kanë kufizuar edhe mundësinë e lëvizjes normale për punonjësit e OSHEE, kompania i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka miratuar edhe vendimin përkatës mbi të cilin do të kryhet procedura e leximit dhe faturimit në këtë periudhë.

Sipas një praktike të njohur e të zbatuar në shumë vende të tjera, OSHEE do të aplikojë vlerat referencë të konsumit për ato raste kur do ta ketë të pamundur leximin fizik të matësit.

Rreth 70% të abonentëve familjarë do tu lexohet matësi nga ekipet tona në terren. Për 30% të abonentëve të tjerë për të cilët ky proces do të jetë i pamundur, do të aplikohet vendimi i ERE, nr. 58, dt.26.03.2020 për faturimin me vlerë reference.

Vlera e referencës është sasia e energjisë së konsumuar nga abonenti për të njëjtin muaj të një viti më parë, pra mars 2019. Për këto raste, sqarojmë se në leximin e muajit pasaardhës do të bëhet balancimi, pra sistemimi i faturës.

Ky proces do të kryhet automatikisht nga vet OSHEE, pa patur nevojë për një kërkesë/ankesë nga abonentët.

Për subjektin jo familjar, OSHEE siguron lexim dhe verifikim të matësit për afro 90% të abonentëve. Për pjesën e mbetur do të aplikohet sërish vendimi i ERE-s për vlerë reference.

Referuar kategorisë njësi shërbimi (si bare, restorante, noteri, etj), të cilat rezultojnë të mbyllura në zbatim të Aktit Normativ dhe ku nuk është e mundur aksesimi i sistemit të matjes, OSHEE do të aplikojë vlerë referencë zëvendësuese vetëm për ditët që kanë patur aktivitet, pra kanë qënë hapur.

Në muajin pasardhës, OSHEE do të mund të kryejë leximin faktik të matësit për këta abonentë dhe do të kryejë sistemimin e faturimit. Në çdo rast, abonenti do të paguajë vetëm për energjinë e cila është konsumuar prej tij dhe që është e reflektuar në matës.

Bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare të cilat e zbatojnë gjërësisht faturimin me vlera reference mbi muaj me karakteristika dhe konsum të njëjtë, OSHEE garanton se do të kryejë leximin e konsumit me cilësi dhe standard.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i preu helika, detaje tronditëse nga aksidenti tragjik ujor në Rrjoll, zbulohen identitetet

18:42 / August 20, 2026

Organizata terroriste “Brigada e Veriut” publikon video me kërcënime ndaj Kosovës: Po përgatitemi, na pritni se po vijmë!

17:39 / August 20, 2026

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

16:58 / August 20, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA do t’u anulojë vizat të huajve që kryejnë krime ose kërcënojnë sigurinë kombëtare

16:38 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.