Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Panairi në Berlin, Rama: Shqipëria kampione e Ballkanit, por tani na duhet një turizëm luksoz

10:46 / March 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 03 08 at 9.56.56 AM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e dytë të vizitës në Berlin, kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një takimi me operatorë dhe gazetarë gjermanë, gjatë panairit të turizmit. Pjesëmarrësit u dakordësuan se Shqipëria ka një potencial të shkëlqyer në tregun gjerman dhe treguan interes për atë çfarë mund të ofrojë turizmi shqiptar në të ardhmen. Ndërsa kryeministri Edi Rama, teksa mori fjalën, u shpreh mes të tjerash se objektivi i qeverisë shqiptare për vitin 2030 është që Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm.

“Nuk ma kishte marrë mendja se do kisha kënaqësinë të isha me kaq shumë biznesemenë të interesuar jo vetëm në politikë, por dhe në jetë. Nuk e imagjinoja se do nisesha për drekë me 4 persona e më pas të gjeja aty 40. Kjo është shenjë e mirë, ndoshta Gjermania po ngrohet.

E treta, Gjermania që thyen protokollet, është shenjë e mirë. Ne kemi një prezencë të mirë këtu por kemi çfarë të tregojmë e të themi që t’i ftojmë njerëzit të vijnë. Ka qënë një rrugë e gjatë, e kemi nisur nga një pozitë e keqe.

Shqipëria nuk ka vetëm plazhet apo malet e jashtëzakonshme por dhe mikëpritje dhe atmosferë të ngrohtë dhe ushqim të shkëlqyer. Turizmi ynë po rritet, e kemi nisur nga 0, tani kemi më shumë se 260 destinacione agroturizmi. Shifrat e turizmit po rriten. Aeroporti ynë është i pari në Europë pas pansdemisë që është ringritur, sipas të dhënave. Hotelet po ndërtohen dita ditës, na duhet më shumë turizëm luksoz”,-tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.