Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Video/ Panariti bën deklaratën e fortë: E mirëpritur nëse Meta merr një iniciativë për një tryezë politike

18:02 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Panariti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas deklaratave të forta nga SHBA-ja dhe të gjitha kancelaritë europiane, opozita shqiptare duket se është tërhequr nga qëndrimi i prerë për të mos u ulur në një tryezë për dialog me kryeministrin Edi Rama. Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv u shpreh se opozita do të ishte gati që të pranonte një tryezë politike të thirrur nga Presidenti i Republikës për të zgjidhur konfliktin politik pas dorëheqjes nga opozita dhe protestave.

Ai tha se Presidenti Meta është mbi palët dhe mund të marrë një iniciativë të tillë në këtë moment krize politike. “Marrëveshja e çadrës ishte kundër produktive. Basha dhe LSI janë të qartë në objektivat që kanë. Po vijuam kështu do të shkojmë drejt një përplasje me shqiptarët. Pasi kështu do të shkojë ajo punë.

Presidenti në momentet e krizave mund të marrë përsipër një iniciativë për të ulur palët për të gjetur një zgjidhje. Do të jetë e mirëpritur nëse merr një iniciativë për një tryezë. Por tani kemi shkuar shumë larg. Po shikoj tendenca për të mbushur atë parlament, do të ishte një diskreditim, do të ishte një njollë turpi” tha Panariti.

Por a do të pranonte opozita në tryezën e dialogut Edi Ramën? “Rama është kryetar i PS, në kostumin e kryeministrit nuk e pranojmë, por nëse PS e zgjedh për t’u ulur në dialog, atëherë është punë e tyre…” tha Panariti. Gjithashtu ai hodhi sërish idenë e një tjetër qeverie teknike si ajo e vitit të kaluar pas çadrës së opozitës. ‘Me një qeverie kalimtare apo teknike, si të duash, ne shkojmë qetësisht drejt sfidës së hapjes së negociatave’ tha ai.

Ndërkombëtarët dolën jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre (vjedhja e votave) dhe kundër kërkesave të tyre (qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme)/report tv/


panariti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.