Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandeli Majko i 19-ti në listën e PS, shtrin dorën për bashkëpunim në takimin përmbyllës: Opozita të na bashkohet, t’i përvishemi punës së bashku!

18:45 / April 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati i 19 në Tiranë, Pandeli Majko, përsëriti thirrjen e kryeministrit Edi Rama për opozitën për t’u bashkuar pas 25 prillit.

Në fjalimin e tij, në fushatën përmbyllëse të PS në kryeqytet, Majko tha se qeverisja e ardhshme vjen jo si një shuplakë, por si një dorë e shtrirë për bashkëpunim për të bashkëqeverisur Shqipërinë.

“Jemi mbledhur sot me një mesazh të vetëm, na votoni, sepse duke votuar për numrin 12, votoni mekanizmin më të fuqishëm për të ndryshuar Shqipërinë dhe historinë e saj. Duke votuar 12-ën, ju bëni një shiringë kundër mikrobeve të së ardhmes në kutitë e votimit. Ju votoni për një tullë më shumë në shtëpitë e rindërtuara, për një shpresë më shumë në investime, që për të përndjekurit të vazhdojë dëmshpërblimi, që për ushtarakët të rifillojë shpresa, që për pensionistët të rriten pensionet. Këto nuk janë vetëm fjalë, por janë dy mandate, të cilat ne i kemi hedhur si skeletet e banesave dhe tani ka ardhur momenti që të gjithë bashkë, në aleancën më të madhe, në aleancën me qytetarët, dhe me dorën drejtuar karshi kundërshtarëve tanë, sepse data 25 nuk do të ketë vetëm fitimtarë numrin 12, por dhe ata që do të jenë humbës. Ne mendojmë se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike, ndaj qeverisja e ardhshme nuk vjen si një shuplakë, por si një dorë e shtrirë për bashkëpunim, për të bashkëqeverisur Shqipërinë. Opozita duhet të dijë të kthehet brenda në sistem, boll i shëtiti rrugët, tani ka ardhur koha që së bashku t’i përvishemi punës. Ju them, na votoni, sepse do të ndryshojmë”, tha Majko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE nuk është për Brukselin apo Parisin, por për shtetbërjen europiane të Shqipërisë: Shqiptarët duhet të rrisin fëmijët këtu si në Europë

12:43 / November 5, 2026

Rama: Shqipëria ka përpara një vit vendimtar drejt BE-së, anëtarësimi objektiv ambicioz por i arritshëm: “Nuk do ta humbasim këtë mundësi historike”

12:39 / November 5, 2026

Protestat/ Rama: Progresraporti i BE-së kërkon dialog politik, e drejta për protestë duhet garantuar dhe dhuna duhet shmangur

12:36 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.