TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Po të ishte grua, Putin nuk do luftonte Ukrainën

08:46 / June 29, 2022

Rama merr pjesë në samitin e NATO-s, zbardhet axhenda e plotë

08:34 / June 29, 2022

“Sallata ruse” në menu gjatë samitit të NATO-s në Madrid

08:24 / June 29, 2022

40 liderë botërorë në Madrid, Rama pritet nga Mbreti Felipe VI i Spanjës

08:19 / June 29, 2022

12 shenjat e horoskopit, mësoni çfarë ju pret sot

08:04 / June 29, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Pandeli Majko tregon zyrtaren më “të urryer” të ministrave socialistë

17:24 / June 21, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës kanë debatuar në Komisionin e Ligjeve për projekt rezolutën e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2021.

Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se në vitin 2021, vit kur kishte edhe zgjedhje, janë punësuar 12 mijë persona më shumë në administratën publike. Sula kërkoi ngritjen e një grupi pune për të parë nëse punësimet kanë pasur lidhje me zgjedhjet.

Ndërkohë, deputeti socialist Pandeli Majko tha se DAP nuk ka përgjegjësi për rritjen e punësimeve. Majko deklaroi se drejtuesja e DAP është personi që ministrat e “urrejnë” më shumë për shkak se është avokat i marrjes së aplikantëve në punë. Enkelejd Alibeaj nga ana tjetër, ka thënë se fakti i përmendur nga Majku nuk përbën garanci.

Debati:

Dashnor Sula: Të ngrihet një grup pune për të analizuar arsyet e rritjes së numrit të punonjësve të administratës publike. Nga 173 mijë që kemi pasur në 2020 në 185 mijë në 2021, që do të thotë 12 mijë punonjës të shtuar. Të shikohet nëse kjo rritje lidhet me zgjedhjet e vitit 2021. Grupi i punës duhet të hetojë në lidhje me patronazhistët që u evidentua në zgjedhjet e 2021. Grupi i punës nëse do të hedhë poshtë vërejtjet tona, keni të drejtë ju.

Pandeli Majko: Unë i vlerësoj propozimet e kolegëve dhe mund të orientohen deri në një diskutim të përbashkët në seancë. DAP nuk mund të konsiderohet përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve, është komplet nonsense. Nuk mund ti thuhet DAP-it pse të rinjtë ekselentë largohen jashtë shtetit dhe të reflektojë për këtë situatë. Shikoni pak edhe raportin që ka DAP me administratën, është një njësi përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit. ju doni që DAP-it ti jepni disa të drejta që e kthejnë atë në strukturë politike. DAP nuk prodhon politikë. Meqenëse unë kam pak informacion dhe njohje, drejtuesja e DAP, Albana është personi që“urrehet” më shumë nga drejtuesit e ministrive sepse është një rojtar apo avokat i marrjes në punë të njerëzve. Këtë këndvështrim duhet të shohim në trajtimin e projektrezolutës.

Enkelejd Alibeaj: Fjalët e parafolësit duhen analizuar, për shkak të pozicioneve që ai ka pasur apo edhe eksperiencës në fund të fundit. Nuk është garanci a e urrejnë apo nuk e urrejnë Albanën që çështja e nëpunësve civilë në këtë vend shkon apo jo mirë. Nëse e shohim kështu, më mirë ta mbyllim këtë Parlament. Do bëjmë ne politikë? Cfarë bëjmë ne këtu, politikë bëjmë? A është kjo punë që bëjmë ne bazuar te ligji dhe problemet reale që ka punësimi në shërbimin civil, këtu po.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rama merr pjesë në samitin e NATO-s, zbardhet axhenda e plotë

08:34 / June 29, 2022

40 liderë botërorë në Madrid, Rama pritet nga Mbreti Felipe VI i Spanjës

08:19 / June 29, 2022

Turqia dritë jeshile për Finlandën dhe Suedinë, reagon Yuri Kim: Putin donte të dobësonte NATO-n

22:04 / June 28, 2022

Kryemadhi i bashkohet protestës së Berishës më 7 korrik

22:00 / June 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

40 liderë botërorë në Madrid, Rama pritet nga Mbreti Felipe VI i Spanjës

08:19 / June 29, 2022

12 shenjat e horoskopit, mësoni çfarë ju pret sot

08:04 / June 29, 2022

Moti për këtë të mërkurë, vranësira dhe temperatura deri në 38 gradë

08:01 / June 29, 2022

Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi me origjinë nga Çeçenia shpallet kampion

00:24 / June 29, 2022
Te fundit

Po të ishte grua, Putin nuk do luftonte Ukrainën

08:46 / June 29, 2022

Rama merr pjesë në samitin e NATO-s, zbardhet axhenda e plotë

08:34 / June 29, 2022

“Sallata ruse” në menu gjatë samitit të NATO-s në Madrid

08:24 / June 29, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.