Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandemia drejt rënies, a ja vlejti ky shkatërrim ekonomik? Ja shifrat e rajonit dhe shembulli suedez antiglobal

14:48 / April 12, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5e930809a91d3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata në Ballkan është e qëndrueshme për sa i përket përballimit të pandemisë së koronavirusit.  Mesatarja rajonale varion nga 3 deri në 16 të vdekur për banorë, ndërkohë që edhe mesatarja e të prekurve për banorë varion nga 96 deri në 445 të prekur për banorë.

Vihet re se e gjithë lindja është në nivele minimale të infektuarve dhe vdekjeve në raport me Europën Perëndimore. Me më pak të prekur  në rajon për nivel popullsie janë Bullgaria (96/mil), Shqipëria (156/mil), Greqia (200/mil), ndërkohë që me vdekjet Shqipëria qëndron në mes të rajonit me 8 për milionë. Përsa i përket numrit të testeve,

 Shqipëria vazhdon të qëndrojë e fundit me 1347 tamponë për mil/banorë, pas Serbisë me 1,877 tamponë për mil/banorë. Nga sa vihet re më sipër, Bullgaria është vendi me prekshmërinë më të ulët nga infeksioni, e ndjekur nga Shqipëria dhe Greqia.

1 3

Shifrat e mësipërme tregojnë se kjo pandemi është shumë larg nga gripi i Hong Kongut (1968-1969, 1 milion të vdekur), që regjistroi në Shqipëri një numër shumë herë  më të lartë vdekjesh, mbi 300 persona, që në raport me 23 persona të vdekur gjatë Covid 19, tregon se kjo pandemi nuk ka rrezikshmërinë e shumë epidemive të tjera të ndodhura vite më parë.

640 0 5e930759bea8b

Vlen të shihet në të ardhmen a ja vlejtën këto masa të ashpra që kanë shkaktuar këtë katastrofë ekonomike, kur ky i nfeksion ka një pik rënie ashtu sicc po ndodh në gjithë botën. (Italia, Spanja, Franca, SHBA, dhe shumë shtete të tjera kanë kapur pikun dhe kanë filluar rënien).

Ndërkohë kemi një shëmbull të qartë që tregon se kjo pandemi ruan të njëjtat vlera edhe pa masa drastike. Suedia e cila ka në total 10,151 të prekur dhe 887 të vdekur. Vetëm dje ky shtet ka pasur 17 të vdekur, me 88 të vdekur për milion banorë(Spanja 355, Italia 322, Franca 212 vdekje mil/banorë).

Në raport me gjithë pjesën tjetër të shteteve të përëndimit, ky vend me popullsi rreth 10 milionë banorë ka pasur nivel të ulët vdekjesh dhe infeksionesh dhe nuk ka marrë asnjë masë karantimi, duke lejuar jetën të zhvillohej normalisht.

Lind pyetja a ja vlen gjithë kjo katastrofë ekonomike, kur ky vend tregon se edhe pa karantinim shifrat janë po ato?  

Sërish lind pyetja: A është pandemi koronavirusi, kur me shifrat që ka nuk kap dot nivelin e griprave sezonale?

4 1

Sipas OBSH,  çdo vit nga epidemitë gripale që fillojnë nga tetori deri ne fund të marsit preken 10-20%  të popullsisë botërore dhe vdesin nga 250-500 mijë njerëz. A e justifikon këtë shkatërrim ekonomik kjo pandemi që nuk kap 0.00225 % të popullsisë globale me të infektuar?

Sipas shifrave kjo pandemi ka kapur pikun dhe është në rënie dhe do shihet në ditët në vijim ecuria e saj. Një gjë është e sigurt që shumë shtete mendojnë hapjen. Të shpresojmë të jetë një ëndërr e keqe dhe ta hedhim pas krahëve, me shpresën të mbyllet me sa më shumë sukses kjo gropë ekonomike që ju hap mbarë globit.  

Serbia

3,380 të prekur, 387 të prekur për milion banorë, 74 të vdekur, 8 të vdekur për milion banorë me testime 1,877 tamponë për milion banorë

Croatia

1,534 të prekur, 374 të prekur për milion banorë, 21 të vdekur, me mesataren 5 të vdekur për milion banorë në testim 3,822 tamponë për milion banorë

Bosnia and Herzegovina

975 të prekur, 297 të prekur për milion banorë, 37  të vdekur, me mesataren 11 të vdekur  për milion banorë  me testime 3,103 tamponë për milionë banorë

Maqedonia

760 të prekur, 365 të prekur për milion banorë, 34 të vdekur, mesatarja 16 të vdekur për milion banorë me testime 3,673 për milion banorë

Mali i Zi

267 të prekur, 445 të prekur për milion banorë,  2 të vdekur, mesatarja  3 të vdekur për milion banorë me testime 4,568 tamponë për milionë banorë

Greqia

 2081 të prekur, 200 të prekur për milion banorë, 93 të vdekur, mesatarja 9 të vdekur për milion banorë me testime 3,583  tamponë për milionë banorë

Shqipëria

446 të prekur, 156 të prekur për milion banorë, 23 të vdekur, mesatarja  8 të vdekur për milion banorë me testime 1,347  tamponë për milionë banorë

Bullgaria

669 të prekur, 96 të prekur për milion banorë, 29 të vdekur, mesatarja  4 të vdekur për milion banorë me testime 2,663  tamponë për milionë banorë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e REL: Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

19:38 / August 21, 2026

Vijon zjarri në Dukat, flakët përhapen në malin e Çikës, ndërhyjnë edhe dy avionë

19:19 / August 21, 2026

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet në fushën e energjisë!

18:42 / August 21, 2026

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

17:40 / August 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.