Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pandemia godet transportin, falimenton kompanitë, mbi 80 mln euro humbje

16:28 / June 6, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
transporti interurban
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sektori i transportit në Shqipëri ende nuk është “shëruar” nga koronavirusi, madje kompanitë e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve po mbyllen. Qeveria nuk ka një vendim për rinisjen e punës së sektorit, çka ka vënë në vështirësi si kompanitë ajrore për të hartuar një plan për fluturimet, por edhe operatorët e transportit rrugor që parashikojnë falimentim, nëse do të punohet pa lehtësi fiskale dhe përgjysmim kapaciteti. Humbjet në tre muaj nga ndërprerja e aktivitetit të këtij sektorit vlerësohen të paktën 80 milionë euro. Bizneset e prekura nga mbyllja e aktivitetit mund të shohin si zgjidhje rritjen e çmimeve të biletave.

Humbjet në tre muaj, të paktën 84 milionë euro

Sektori i transportit kishte rreth 40,8 miliardë lekë të ardhura (rreth 332 milionë euro) për vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Mesatarisht qarkullimi mujor i këtij sektori është rreth 28 milionë euro. Mbyllja e aktivitetit të transportit prej 3 muajsh në vend shoqërohet me një rënie të thellë të të ardhurave, të paktën me rreth 84 milionë euro. Pesha e sektorit në Prodhimin e Brendshëm Bruto është rreth 3%, çka do të thotë që kjo pjesë e ekonomisë ka qenë pothuajse e paralizuar. (19% në strukturën e PBB-së e zë bujqësia, 11% tregtia me shumicë dhe pakicë, 6% industria përpunuese etj.)

Transporti urban, në ngërç për detyrimet

Puna në shërbimin e transportit urban të Tiranës është pezulluar prej 3 muajsh, për shkak të frikës së përhapjes së virusit. Gjithsej në Tiranë janë 16 linja urbane, por mbyllja e punës, jo vetëm që ka shkaktuar stres dhe lodhje për qytetarët që kanë rinisur punën, por edhe bilancet e kompanive janë me rënie.

“Nga operatorët e transportit publik, në këtë periudhë nuk është ndërprerë pagesa e kësteve të kredive, ndërkohë që amortizimi i mjeteve dyfish, pasi nuk janë në lëvizje. Në këtë shifër janë të përfshira edhe pagat e punonjësve që aktualisht nuk po punojnë. Humbja për transportin publik të Tiranës është e konsiderueshme, ku janë të punësuar një numër i lartë punonjësish, që nga shoferët, faturinët, punonjësit e ofiçinave dhe lavazheve, administratës për të cilët puna është pezulluar”, pohon zoti Foni i Shega-Trans.

Çmimet e biletave për transportin ndërqytetas mund të rriten

Transporti ndërqytetas mund të rinisë punën pas 3 muajsh pezullim, më 9 qershor, sipas Kujtim Memës, kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas të Shqipërisë. Sipas të dhënave të shoqatës, në total për transportin ndërqytetas operojnë rreth 6 mijë mjete.

Rifillimi i punës në sektorin e transportit domosdoshmërisht do të shoqërohet me vendosjen e distancës mes pasagjerëve, për shkak të rrezikut të infektimit nga koronavirusi. Por zoti Mema paralajmëron se, nëse ky shërbim do të punojë me 50% të kapacitetit, rrezikon të falimentojë. “Nëse punohet me gjysmë kapaciteti dhe me çmimin që ka sot bileta, këto të ardhura janë vetëm për shpenzime karburanti dhe pagesat e shoferëve. Nuk mbeten të ardhura për të paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, tatimet apo edhe një pagesë për mbijetesën e familjeve.”

Në kushtet e vështirësisë financiare për të mbijetuar, Shoqata e Transportit Ndërqytetas kërkon të rrisë çmimin e biletës 30% të paktën 1 muaj, por ky vendim do të shtyhet, pasi qeveria u ka premtuar marrjen e disa masave fiskale për kapërcimin e situatës.

“Ne i kemi kërkuar qeverisë një zgjidhje për rishikim të masave kur të rinisë puna ose, në të kundërt, do të rrisim çmimin e biletës me 30%. Nëse do të punojmë me gjysmë kapaciteti, pra ku në një sedilje dyshe do të ulet vetëm një pasagjer, ne do të falimentojmë. Ka nisur angazhimi për rishikimin e akcizës së karburanteve, ku për këtë periudhë vështirësie, furnizimi i naftës të mos ketë akcizë, të ulet TVSH-ja, si dhe të heqin taksat vendore që paguan çdo mjet në vlerën e 26 mijë lekëve.”/ Marre me pjese nga Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.