Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pandemia mbyll 38 mijë biznese të vogla/ Nasto: Falje gjobash dhe lehtësim të barrës fiskale ose do nisim protesta

22:22 / September 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nasto albert
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke folur nga qyteti i Korçës, kreu i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm Albert Nasto u shpreh se biznesi i vogël dhe i mesëm është në kolaps, ndërsa sipas tij ndihma financiare e qeverisë është e pamjaftueshme.

“Situata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë është sot shumë e vështirë, është alarmante. Duke parë mbylljet masive, rreth 38000 biznese të mbyllura. Këto biznese mbi 125000 mijë punonjës dhe pronarët e tyre. Shifër shqetësuese për pasojë e pandemisë, dhe mosdhënia e ndihmës nga qeveria. Janë dhënë 98 milion euro, një shifër qesharake dhe tepër e vogël për të ndihmuar bizneset”, tha ai.

Ai u shpreh se shoqata e biznesit do t’i propozojë qeverisë miratimin e një pakete të tretë ndihmë si dhe kërkoi faljen e gjobave nga administrata tatimore.

“Ne do propozojmë një paketë tjetër, duhet parë edhe heqja e gjobave. Ka shume gjoba, nga 2014 e deri me sot ka shumë gjoba që ka marrë biznesi dhe qeveria duhet të ndërhyjë, do i kërkojmë qeverisë heqjen e gjobave në rang kombëtar dhe lehtësimin e barrës fiskale. Nëse qeveria nuk do realizojë të gjitha këto, shoqata do organizojë protesta dhe greva”, u shpreh Nasto.

Teksa Nastro paraqiste gjendjen e vështirë të biznesit, një vendim i rëndësishëm është marrë nga këshilli bashkiak i Pogradecit. Është vendosur të hiqet tarifa e hapësirës publike për të gjitha bizneset që operojnë në fushën e bareve dhe restoranteve. Kësisoj rreth 500 biznese në Pogradec nuk do të paguajnë për hapësirën publike përgjatë 3 muajve në vazhdim.

38 mije biznese MBYLL pandemia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.