Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Pandemia në sytë e një infermieri

18:38 / November 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5fa433860e7af
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

ohana Koka është infermiere në QSUT e cila ka shkruar disa rreshta për situatën e pandemisë dhe shqetësimin që kolegët e saj po infektohen gjithnjë e më shumë. Ajo është pjesë e bluzave të bardha për të cilët ndoshta askush nga ne nuk e di me saktësi se me çfarë përballen çdo ditë, pamundësia për të ruajtën distancën fizike, nxitimi nëpër korridoret e spitaleve dhe gjithashtu frikën që ashtu si ne e kanë dhe ata: Nga e panjohura!

Lexoni shkrimin e saj si më poshtë:

PANDEMIA NË SYTE E NJE INFERMIERI

Nuk është e vërtetë që është puna jonë të jemi gjithmonë gati

Kjo nuk eshte puna jonë dhe ne nuk mund te jemi kurrë gati për këtë

Ende nuk jemi gati. Gjithnjë e më shumë kolegë apo miq po rezultojne pozitiv

Të gjithë me frikë në sytë e tyre.

Frikë sepse- Si mundet e reja, e pasigurta, e panjohura, te mos jetë e frikshme?

Po, e vertete. Kjo eshte puna jone thoni ju

Por çfarë do të thotë kjo?

A ka menduar ndonjëri prej nesh në udhëtimin tonë studimor të marrë frymë me dopio maskë për 8 orë punë?

A e ka imagjinuar ndonjëri prej nesh të ketë frikë të prekë një buton ashensori, dorezën e derës, dorën e një kolegu?

Jo, asnjë.

Sepse kjo nuk ishte puna jonë.

Dhe kur e jeton këtë të vërtetë , ndryshe nga ai qe e dëgjon këtë histori në lajme,bëhet kaq e frikshme të jetosh!

Dhe jo, nuk kemi klientë por pacientë.

Dhe jo, nuk mund ta mbajmë gjithmonë DISTANCËN E NJË METRI E GJYSMË.

Ne nuk mund të mbajmë distanca kurrë.

Eh jo, nuk mund te besh gjithmone gjerat me qetesi, ndonjehere duhet te vraposh dhe ndonjehere nese te bie maska nuk ke kohe ta terheqesh, sepse doreza ne duar eshte e piset.

Por ajo që të gjithë ne po përjetojmë çdo ditë të shenjtë, çdo ndryshim të shenjtë, çdo moment të shenjtë, është e vërtetë.

Besojeni, do të donim të ishte gjithcka ndryshe.

A do të shkojë gjithçka mire?

Nuk jemi më të bindur.

Ne punojmë (pa mundur të ndalemi kurrë), duke marre parasysh vetem çfare është e dukshme në sytë tanë dhe kaq.

Nga Johana Koka Infermiere ne QSUT

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.