Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pandemia/ Situata në Shqipëri, Komiteti bën thirrje për vaksinim

12:10 / September 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
komiteti teknik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Teknik i Eksperteve është mbledhur këtë mesditë lidhur me situatën aktuale në vend përsa i përket pandemisë së COVID-19.

Përsa i përket situatës së vaksinimit, prof. Silva Bino bëri të ditur se ka një rritje të numrit të vaksinimeve, ku bashkia me të dhënat më të mira është Gjirokastra, me mbi 80% të vaksinuar me një dozë dhe 60% me të dy dozat. Ndërsa në veri ka një mbulesë të mirë vaksinale dhe Mirdita dhe Puka.

Bino tha se ka një humbje zero të vaksinës. “Nuk ka vaksinë të ketë skaduar e mos të jetë përdorur, po ccdo vaksinë është përdorur konform të gjitha rregullave”, tha Bino.

Kreu i shërbimit të Urgjencës Skënder Brataj tha se falë vaksinimit është e mirë mbrojtja nga format më të rënda dhe ka një humbje të jetës. Ai tha se është rritur dhe numri trajtimi në banesë.

Në Spitalin Infektiv janë aktualisht 230 pacientë të shtruar me COVID-19 bëri të ditur mjeku Dhimitër Kraja. Sipas tij 16 persona janë në intubim, teksa ka një rritje të numrit të grave shtatzënë të infektuara. Ai tha se ka dhe të vaksinuar mes atyre që janë të shtruar por është shifër e papërfillshme. Grupmoshat variojnë nga 19 deri në 89 vjeç, ku mbizotëron grupmosha 50-65 vjec.

Që nga nisja e pandemisë deri më sot janë hospitalizuar 360 fëmijë po fatmirësisht nuk ka pasur fatalitete.

“Deri tani ka pasur 360 fëmijë të hospitalizuar që nga fillimi i pandemisë që kanë rezultuar me komplikacione të ndryshme por që kanë dalë të shëruar Shifrat e fatalitetit ato të vitit të kaluar, pra skemi asnjë rast deri tani me komplikacione të rëndësishme post covid”, tha mjekja Gjeorgjina Kuli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.