Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen Granicë në Gjirokastër pak pas orës 20:00 të së premtes.
Paraprakisht besohet se shpërthimin e ka shkaktuar vendosja e lëndës eksplozive në garazhin e një godine trekatëshe.
Fatmirësisht nuk raportohet të ketë njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur edhe hetimet për rrethanat e ngjarjes.
