Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Panik në Greqi, Kreta goditet nga tërmeti me fuqi 5.7 ballë, lëkundjet ndihen në jug të ishullit

08:24 / April 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1799
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e së premtes një zonë detare pranë Kretës, Greqi, duke u ndjerë fuqishëm në jug të ishullit.

Lëkundjet u raportuan veçanërisht në zonat Sitia dhe Ierapetra, ku banorët përjetuan momente paniku.

Sipas kryebashkiakut të Sitias, Giorgos Zervakis, tërmeti ishte i fortë dhe me kohëzgjatje të konsiderueshme, çka rriti shqetësimin tek qytetarët.

Megjithatë, autoritetet lokale bëjnë thirrje për qetësi, duke theksuar se situata po monitorohet nga afër. Deri tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.

Pas tërmetit kryesor, janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me magnitudë nga 3.5 deri në 3.8 Rihter.

Sipas ekspertëve, epiqendra ka qenë në jug të rajonit Lasithi, me një thellësi të vogël rreth 5 kilometra, çka shpjegon përhapjen e gjerë të lëkundjeve deri në Kasos dhe Karpathos.

Sizmologët theksojnë se zona është e njohur për aktivitet të lartë sizmik për shkak të përplasjes së pllakave tektonike afrikane dhe euroaziatike.

Eksperti Vasilis Karastathis e cilësoi tërmetin si një fenomen të zakonshëm për rajonin, ndërsa sizmologu Akis Tselentis tha se nuk pritet një tërmet më i fortë, por paralajmëroi për pasgoditje në ditët në vijim. Megjithatë, ai këshilloi qytetarët të shmangin përkohësisht aktivitetet në det, për shkak të një rreziku të vogël për valë sizmike, si dhe të kontrollojnë ndërtesat e vjetra për dëmtime të mundshme.

Ekspertët rikujtojnë se aktiviteti sizmik në Kretë lidhet me përplasjen e pllakës tektonike afrikane me atë euroaziatike, duke e bërë rajonin një nga zonat më aktive sizmike në Mesdhe.

Greqi panik tërmet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.