Qendra tregtare “Metropol” në Lushnje është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës, ndërsa brenda qendrës ka ende njerëz të bllokuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.
Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve. Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Lexo edhe :
Related Posts
Është bërë i mundur evakuimi i disa personave në një krah i godinës. Në këtë qendër tregtare ka edhe apartamente ku jetojnë njerëzit. Nuk ka një shifër të saktë se sa persona janë, por shumica në dyqane kanë dalë jashtë, më të rrezikua janë banorët e pallatit.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se policia ndodhet në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën e rëndë. “Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”,-shkruan Balla.