Shteti grek është vënë në alarm nga stërvitja e fundit e ushtrisë turke, pasi qeveria e vendit fqinj e konsideronkëtë veprim të Ankarasë si një përgatitje për të pushtuar disa ishuj në detin Egje.
Kujtojmë se që prej fiillimit të prillit, Turqia ka angazhuar 114 anije dhe më shumë se 11 mijë ushtarë, krahas avionëve dhe helikopterëve në këtë stërvitje, në kuadër të doktrinës ushtarake “Atdheu Blu”.
Turqit kryejnë stërvitjen e tyre në detin e Zi dhe atë Egje, por së fundmi, ata kanë zhvilluar një stërvitje shumë pranë Rodosit, çka ka ngjallur panik tek grekët. Madje, mediat atje e cilësojnë si një simulim për pushtim.
Seanca stërvitore ku një grup i forcave speciale të ushtrisë turke pushton një ishull është kryer në ishullin Yilancik, shumë pak kilometra nga Rodosi. Në këtë seancë, një pjesë e ushtarëve shkojnë me zhtyje në ishull, të tjerë zbresin nga një nëndetëse, ndërsa pjesë e operacionit zbarkues janë edhe helikopterët.