Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Panik në Stamboll/ Anijes së nisur nga Ukraina i bllokohet timoni në lëvizje në ngushticën e Bosforit

23:59 / September 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stamboll 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Momente paniku janë regjistruar në Stamboll mbrëmjen e sotme, teksa një anije mallrash 173 metër e gjatë e quajtur “LADY ZEHMA” me flamur liberian, ka ngecur në ngushticën e famshme të Bosforit. Sipas mediave turke, frika ka qenë e madhe te ata që banojnë buzë Bosforit por edhe e anijet e tjera që lundronin, pasi timoni i “LADY ZEHMA” ishte kyçur duke dalë jashtë funksionit.

Fatmirësisht, anija gjigande mundi të ndalonte 100 metra nga bregu i Bebekut dhe nga aksidenti nuk ka pasur viktima, të lënduar apo dëme materiale.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare njoftoi se në vendngjarje janë nisur 5 rimorkiatorë dhe 2 skafë, ndërsa  qarkullimi i anijeve në Bosfor është pezulluar.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare, thuhet se anija me emrin “Lady Zehma” u bllokua për shkak të një defekti të timonit teksa po lundronte nga Ukraina në Stamboll dhe u ankorua në Gjirin e Bebek.

“Anijet tona Rescue-5, Rescue-6, Rescue-9, Rescue-12, Nazım Tur, KEGM-3, KEGM-5 u dërguan në vendngjarje për anijen 173 metra të quajtur Lady Zehma. Trafiku i anijeve në Bosfor u pezullua”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, në pamjet e publikuara nga mediat turke, duket anija me timonin e kyçur, që i afrohej bregut me tinguj sirenash dhe qytetarët shikonin nga plazhi ngjarjen duke mbajtur frymën.

anija panik stamboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.