Kati i 3-të i një pallati në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Informacione paraprake bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë një hekur për hekurosje, i cili dyshohet të jetë harruar në prizë nga familjarët.
Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa priten informacione zyrtare për ngjarjen.