Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Panucci: Synojmë të fitojmë ndaj Turqisë

21:08 / March 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
panuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dy javësh Shqipëria do të nisë kualifikueset e Europianit. Ndeshja e parë do të jetë në shtëpi ndaj Turqisë. Trajneri Christian Panucci në një intervistë për “Klan” shpreson që të arrihet një fitore në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Jam besimplotë sepse pas Ligës së Kombeve dhe miqësoreve ndryshuam diçka, sjelljen tonë në fushë dhe urojmë që të ecim përpara. Objektivi ynë është fitorja me Turqinë, të përpiqemi ta arrijmë  dhe pastaj të mendojmë për Andorrën”.

Lista e tij pritet të ketë emra të rinj. Njëri prej tyre është Kristi Qose sipas asaj që ka shkruhet në faqen zyrtare të Ruzomberok, ekipi ku luan mesfushori në Sllovaki. Panucci nuk pranoi të komentojë gjatë duke lënë që gjithçka të zyrtarizohet në ditën e caktuar.

“Të enjten do të shpallet lista e lojtarëve dhe deri atë ditë nuk mund të them shumë. Kumbulla është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë gati, nuk do të jetë në këtë grumbullim”.

Marash Kumbulla i cili sapo mbushi 19 vjeç aktivizohet me Verona në Serie B. Christian Panucci i gëzohet rikthimit të Amir Abrashit dhe Armando Sadikut. Të dy kaluan dëmtimet që i mbajtën disa muaj larg fushave, por shqetësim mbetet gjendja e Sokol Cikalleshit dhe Eros Grezdës. Ky i fundit i është rikthyer stërvitjes, por ende nuk është grumbulluar me Rangers.

Christian Panucci klan Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.