“Sot kanë kaluar dy muaj nga fillimi i kësaj lufte: në vend që të ndalet lufta, lufta është intensifikuar. Është e trishtueshme që në këto ditë, që janë më të shenjtat dhe më solemne për të gjithë të krishterët, zhurma vdekjeprurëse e armëve dëgjohet më shumë se zhurma e kambanave që lajmërojnë Ringjalljen. Dhe është e trishtueshme që armët gjithnjë e më shumë po zënë vendin e fjalës”.
Kështu Papa në Regina Caeli përsëriti apelin për një armëpushim në Pashkë, një shenjë minimale dhe e prekshme e dëshirës për paqe.