Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Fraçesku: I kuptoj qeveritë që blejnë armë

22:50 / April 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Papaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku tha të premten, më 15 prill, se ai e kupton pse qeveritë po blejnë armë për t’u mbrojtur në një botë të shkatërruar nga lufta, ndërkohë që ai përgatitej të kryesojë procesionin tradicional të Pashkëve, të Premten e Madhe.

Papa Françesku ka thënë më parë se shpenzimi i parave për armë është një “njollë” për njerëzimin.

“Unë i kuptoj ato qeveri që blejnë armë, i kuptoj ato”, tha Papa në një intervistë për Rai-n italian, para një ceremonie fetare në Koloseun romak.

“Unë nuk i justifikoj, por i kuptoj. Sepse ne duhet të mbrohemi”.

Pritet që gratë ukrainase dhe ruse të mbajnë kryqin këtë vit në procesionin Via Crucis, i cili zhvillohet të Premten e Madhe, ditën kjo në kalendarin e krishterë kur u kryqëzua Jezusi.

Më herët gjatë kësaj jave, ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë dhe kryepeshkopi i Kievit dënuan planin e Vatikanit që gratë ukrainase dhe ruse të mbajnë kryqin së bashku gjatë procesionit. Ata kundërshtuan projektimin e asaj që e shihnin si ide e pajtimit, përderisa Ukraina është shkretuar nga lufta e nisur nga Rusia.

Vatikani nuk u është përgjigjur kritikave apo nuk ka njoftuar ndonjë ndryshim në program. Procesioni përkujton vuajtjet dhe vdekjen e Jezusit, nga dënimi e deri te varrosja e tij. Papa do ta kryesojë atë për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit. Versioni i reduktuar i procesionit u mbajt në vitin 2020 dhe në vitin 2021, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Papa Françesku, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit rus, tha se e gjithë “bota është në luftë”. Ai e dënoi “këtë model djallëzor të vrasjes nga një dëshirë për pushtet, një dëshirë për siguri, një dëshirë për shumë gjëra”.

Papa, 85-vjeçar, vizitoi të enjten burgun në Civitavecchia, pranë Romës, për t’u larë këmbët 12 të burgosurve, në një ritual që mbahet çdo vit për të përkujtuar darkën e fundit të Krishtit me apostujt.

Tradita e krishterë thotë se Jezusi lau këmbët e apostujve, para se të hante, si shenjë përulësie.

Papa Françesku, të shtunën mbrëma do të udhëheqë vigjiljen e Pashkëve në bazilikën e Shën Pjetrit, ndërkaq në mëngjesin e të dielës do të pasojë mesha e Pashkëve, pas së cilës do ta kryejë bekimin tradicional “Urbi et Orbi”.

arme mirekuptim papa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026

Papa Leone XIV shfaqet për herë të parë pas operacionit, duke kremtuar meshën në spitalin ku ndodhet i shtruar

19:42 / October 16, 2026

Tërmet me magnitudë 7.0 në Rusi, lëkundet Gadishulli Kamchatka

10:57 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.