Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku: ‘Llafazanëria është punë grash’

22:09 / May 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francesko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shprehje e Papa Françeskut, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me priftërinjtë e rinj të Romës, po qarkullon në mediat italiane sot.  

Sipas faqes “Silere non possum”, ndërsa u këshillonte priftërinjve rishtarë të shmangin thashethemet në famulli dhe në kongregacione, papa është shprehur se “thashethemi është punë grash”.

Ati i Shenjtë ka shtuar se meshkujt “mbajnë pantallonat, ndaj duhet t’i thonë gjërat hapur”. Një shprehje kjo që e ka përdorur edhe në të shkuarën.

Në një audiencë në fillim të vitit 2023 me një grup klerikësh, Papa i ftoi ata të sillen si burrat dhe “t’i thonë gjërat në fytyrë”, duke shmangur llafet pas shpine.

Kjo nuk ishte deklarata e vetme e Papës që bëri bujë në media. Për herë të parë, në takimin e djeshëm me dyer të mbyllura, duke iu përgjigjur një prifti të ri për situatën e dioqezës së Romës, Ati i Shenjtë pranoi se ka korrupsion.

“Ka probleme korrupsioni, pranoi Papa duke iu referuar Vikariatit. “Ajo që ndodh në dioqezë janë problemet e korrupsionit, dhe po e them hapur. Problemet e korrupsionit. Mundohem me peshkopët ndihmës të gjejmë zgjidhje për këtë, ta zgjidhim. Javën e kaluar mora informacion: kjo është problematike. Duhet të ulemi e të flasim për këtë”, ishin fjalët e Papa Françeskut.

keshilla papa francesku prifterinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.