Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku nxjerr ligjin në lidhje me raportimet për abuzimet sekusuale nga klerikët

16:43 / May 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku nënshkroi këtë të enjte një masë që detyron ata që kanë dijeni mbi abuzimet seksuale në kishat katolike, që t’i raportojnë ato tek eprorët e tyre. E gjithë kjo ka ardhur pas një skandali global pedofilie në radhët e klerikëve.

Çdo dioqezë në botë do të jetë tashmë e detyruar të ngrejë një sistem për raportimin e abuzimeve, bazuar në ligjin e ri të publikuar nga Vatikani, megjithatë, kjo kërkesë e veçantë nuk do të aplikohet për sekretet gjatë rrëfimit te priftërinjtë.

“Është koha të mësojmë nga leksionet e ashpra të së kaluarës”, shprehej Papa Françesku në tekstin e dekretit ligjor, i cili vjen pas një serie rastesh ngacmimi seksual nga klerikët, që nga Australia deri në Kili, nga Gjermania deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Motu Proprio”, dokumenti ligjor i lëshuar këtë të enjte nën autoritetin personal të Atit të Shenjtë, deklaron se kushdo që ka njohuri mbi abuzime, apo dyshon për raste të tilla, është “i detyruar të raportojë menjëherë” në autoritetet kishtare, duke përdorur “sisteme lehtësisht të qasshme”.

“Edhe pse ky detyrim është lënë dikur në ndërgjegjen individuale të secilit, nga sot ai kthehet në një parim ligjor të themeluar globalisht” brenda kishës, tha Andrea Tornielli, kryeredaktor i Departamentit të Komunikimit të Vatikanit.

Ligji aplikohet vetëm në kisha dhe nuk ka forcën të detyrojë individët të raportojnë abuzimet tek autoritetet civile. Sipas masës më të re, çdo dioqezë në botë është e detyruar që nga qershori i vitit 2020 të krijojë një sistem për raportimin e abuzimeve seksuale nga ana e klerikëve, shfrytëzimin e fëmijëve për pornografi apo fshehjen e abuzimeve./TCH/

Papa Françesku tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.