Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku takohet me refugjatë ukrainas në Hungari

17:26 / April 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7244578 22104907 papa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku po zhvillon një vizitë në Hungari ku falënderoi hungarezët për mirëpritjen e refugjatëve ukrainas dhe u kërkoi atyre të ndihmojnë këdo që ka nevojë.

Ai bëri thirrje për një kulturë bamirësie në një vend, ku kryeministri ka justifikuar politikat e forta kundër imigracionit me frikën se migrimi kërcënon kulturën e krishterë të Evropës.

Në ditën e dytë të një vizite në Hungari, Papa Françesku u takua me refugjatë dhe njerëz të varfër në kishën Shën Elizabeth.

Mes refugjatëve që u takuan me Papën në Hungari pati edhe qytetarë ukrainas që u detyruan të largoheshin nga vendi i tyre pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Duke folur në Kishën Shën Elizabeth në Budapest, Papa Françesku kujtoi se Ungjilli i udhëzon të krishterët të tregojnë dashuri dhe dhembshuri ndaj të gjithëve, veçanërisht atyre që përjetojnë varfëri dhe dhimbje dhe “madje edhe atyre që nuk janë besimtarë”.

Po ashtu, Papa Françesku u takua me përfaqësuesin e Kishës Ortodokse Ruse në Hungari, Mitropolitin Hilarion. Vatikani tha se takimi 20-minutësh në ambasadën e Selisë së Shenjtë në Budapest ishte “i përzemërt”.

Mbështetja e kishës ruse për luftën e Kremlinit ka qenë një pengës për një takim të Papa Françeskut me Patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse dhe një aleat i Presidentit rus Vladimir Putin.

Qeveria hungareze e kryeministrit Viktor Orban ka refuzuar vazhdimisht azilkërkuesit nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Megjithatë rreth 2.5 milionë ukrainas që u larguan për shkak të luftës në vendin e tyre drejt Hungarisë, i kanë gjetur dyert e hapura.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, rreth 35 mijë refugjatë ukrainas kanë gjetur strehim të përkohshëm në Hungari./ Voa

hungari Papa Françesku refugjatë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.