Mesazhet nga Papa Françesku për luftën nuk ndalojnë. Këtë herë Ati i Shenjtë ka postuar në Twitter një mesazh kundër luftës në Ukrainë, por në gjuhën ruse. Papa thekson se ukrainasit po vuajnë çdo ditë nga “sulmet brutale”, duke bërë thirrje që “lufta e çmendur” të përfundojë. “Edhe një herë, shpreh afërsinë time me popullin ukrainas, i cili vuan çdo ditë nga sulmet brutale: njerëzit e zakonshëm po paguajnë për to. Le të lutemi së bashku që Zoti të tregojë rrugën për t’i dhënë fund kësaj lufte të çmendur!”, shkruan Papa në Twitter.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment