Papa në gadishullin arab: Konfliktet sollën veç mjerim dhe vdekje
Konfliktet nuk sollën asgjë të krishterëve dhe muslimanëve, veç mjerimit dhe vdekjes ka thënë Papa Françesku në një vizitë historike në gadishullin arab, duke denoncuar “logjikën e fuqisë së armatosur” në Jemen, Siri dhe luftërat e tjera të Lindjes së Mesme.
Papa Françesku u bë kreu i parë i Vatikanit, që vuri këmbë në gadishullin arabik dhe foli gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili po luan një rol udhëheqës në konfliktin e Jemenit si pjesë e një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga Sauditët.