Papa Francesku ka përqafuar një fëmijë të mitur ukrainas, i cili arriti t’i mbijetojë sulmeve me raketa të Rusisë në qytetin e tij.
8 vjeçari ukrainas Roman Oleksiv pati mundësinë të takohej me Atin e Shenjtë dhe të merrte bekimin e tij gjatë audiencës të përjavshme që mbahet në Vatikan.
Roman humbi nënën e tij kur një raketë goditi qytetin qendror të Vinnytsia korrikun e kaluar, teksa vetë mbeti me dëmtime të rënda të pjesën më të madhe të trupit.
Gjatë audiencës së përgjithshme javore, Papa bëri thirrje për paqe në konfliktet në Gaza dhe Ukrainë.