Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Papa takon studentë dhe akademikë shqiptarë në Vatikan

15:38 / February 5, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6a2dd9b1 a40a 4142 b6a8 5ad1fa7db7f3 655x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 100 studentë dhe akademikë nga universitete të Shqipërisë dhe Italisë, morën pjesë në një Audiencë me Papa Françeskun në Vatikan. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Papa theksoi rëndësinë e vlerave humane dhe të angazhimit për paqen, drejtësinë dhe vëllazërinë. Pas fjalës së tij, ai përshëndeti delegacionin shqiptar dhe studentët pjesëmarrës. Ata gjithashtu kaluan Portën e Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet, në kuadër të Vitit Jubilar 2025, një traditë biblike e faljes universale.

Gjatë vizitës në Vatikan, dy ministrat zhvilluan një takim me Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Ministrat gjithashtu u takuan me studentët shqiptarë dhe akademikët pjesëmarrës. Ministri Hasani foli për rëndësinë e rinisë si një burim i rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe inkurajoi të rinjtë të angazhohen në administratën publike. Ai nënvizoi përpjekjet e qeverisë për të fuqizuar diasporën dhe për ta përfshirë më aktivisht në zhvillimin kombëtar.

khkj

ministra papa studentë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Papa Leoni XIV pret kryeministrin e Republikës së Shqipërisë

20:38 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.