Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa u dhuroi të burgosurve 200 mijë euro të llogarisë së tij para vdekjes

21:27 / April 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fija që lidhte Papa Françeskun me të burgosurit fliste gjuhën e autenticitetit dhe dhembshurisë. Imzot Benoni Ambarus, ipeshkvi i deleguar për bamirësinë dhe burgjet, i cili ndër vite ka ndarë me Papën përkushtimin e tij ndaj të dënuarve ka rrëfyer detaje nga kjo lidhje.

“Disa ditë para se të vdiste, Francesco shkoi zvarrë në burgun Regina Coeli. Ai nuk kishte më forcë, por me praninë e tij donte t’i bërtiste botës se ne nuk mund t’i braktisim ata që jetojnë pas hekurave” – tha ai.

Dhe më pas shton: “Pasuria e tij? Ua ka dhuruar atyre: 200 mijë euro, nga llogaria e tij personale. Kur i kërkova ndihmë financiare, më tha se nuk kishte më fonde, por se do të gjente diçka në llogarinë e tij. Kështu edhe bëri”, – tregon Ambarus.

Lidhja me të burgosurit ishte e gjallë, e përditshme, edhe në momentet më të vështira. “Kur folëm për burgjet, e pashë duke vuajtur, i kishte rënë zemra”. Ai lau këmbët e të burgosurve, hapi për ta Derën e Shenjtë të Rebibbia-s, e dyta pas asaj të Shën Pjetrit dhe kërkoi një gjest konkret: ulje dënimi, qoftë edhe simbolik, për një ose dy muaj. Por asgjë nuk arriti” – tha ai.

“Një i burgosur më tha se askush nuk e kishte vizituar ndonjëherë. Më lëndoi. Shumë ecin zbathur sepse nuk kanë këpucë. Shteti siguron ushqim, por jo pjesën tjetër. Duhet të kujtojmë se ata janë vëllezër dhe motra, jo fantazma të mbyllur” – tha Ambraus.

dhurim papa para te burgosurit vDEKJA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.