Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka marrë vëmendjen e të gjithë botës që prej momentit kur ajo publikoi lajmin se ishte në një pritje të ëmbël. Së fundmi, fansat kanë nisur të dyshojnë për gjininë e fëmijës së saj duke menduar se këngëtarja është në pritje të një vajze. Ylli i muzikës është parë duke bërë pazar në një dyqan në Los Angeles ku po shikonte seksionin e veshjeve për fëmijë. Ajo është fotografuar me një fustan për vajza në ngjyrë portokalli, gjë që shton dyshimet se do të bëhet me një vajzë.
Duhet thënë se ajo ka shkëlqyer gjatë gjithë kësaj kohe për stilin e veçantë. Ka patur dhe naga ata të cilët e kanë kritikuar për mënyrën se si vishet, por këngëtarja u është përgjigjur duke thënë se nuk dëshiron që të blejë rroba për shtatzëni.
Rihanna ka deklaruar se nuk ka ndërmend të bëjë asgjë që i’a imponon shoqëria. “Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane dhe nuk do të bëj atë që më ka imponuar shoqëria”, u shpreh këngëtarja e cila është në pritje të fëmijës së parë me reperin A$AP Rocky.




