Deputeti demokrat Edi Paloka ishte në qendër të vëmendjes javët e fundit.
Kjo për arsye të incidentit që ideoi dhe realizoi në sallën e Parlamentit, duke gjuajtur me bojë të zezë Kryeministrin Edi Rama.

Tani që Paloka dhe gjithë deputetët opozitarë hoqën dorë nga mandatet e deputetit dhe nuk do të jenë më në Parlament, me siguri mund të ideojnë edhe skenare të tjera të ngjashme, ose edhe më esktreme se kaq, si aksione opozitare të përkrahura nga masa e njerëzve, të cilët nuk janë të kënaqur nga qeverisja e Ramës.
Paparazzi ynë fotografoi në ambientet e “Hotel Rogner” Edi Palokën një ditë para protestës te Kryeministria.
Ai ishte në shoqërinë e një zonje, e cila, sipas informacioneve tona, është zëvendësambasadore e ambasadës italiane në Shqipëri. Siç duket, opozita është në kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar për shkak të ngjarjeve të fundit.
PANORAMA PLUS
