Pas shumë vitesh duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Flasim për reperat Ledri Vula dhe Stresi, të cilët vite më parë patën konflikt, pasi Ledri u shkëput nga grupi i njohur Babastars.
Ka qenë Stresi ai që na habiti të gjithëve me një foto të publikuar në Instagram, përkrah reperit kosovar. Duket se janë në prapaskenat e ndonjë koncerti, dhe krah fotos reperi shqiptar shkruan: Ngjiren pas vetes, e tranojmë krejt qytetin, i madhi Ledri Vula.
Mesa duket konfliktet janë shuar, dhe tashmë Stresi dhe Ledri janë bërë miq.

