Gazetari Blendi Fevziu tha për Report Tv se nuk beson se COVID-i është konspiracion, prandaj kërkoi që të respektohen masat e distancimit në mënyrë që mos të rikthehemi sërish në karantinë në verë, pasi do të jetë më i vështirë qëndrimi. “Në gjykimin tim, besoj se nga fundi i majit do të jemi relativisht të hapur, por nëse do të ketë rritje mund të shkojmë mbrapsht”.
Por si e ka parë ai marrëdhënien mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe a mendon se ka një rregullim? “Nuk e besoj, është krejtësisht normale. Meta më tha ka rakorduar për të zbatuar disa nga masat. Mos mendoni të ketë përplasje në një situatë pandemie. Debati normal do të vijë me zbutjen e masave. PD-ja nuk ka ndonjë debat, por denoncime. PD-ja po mundohet të përmirësoja ca gjëra po të verë në pah disa defekte, nuk është debat i mirëfilltë politike. Debati i mirëfilltë politik është si do të votohet, kur, reforma zgjedhore. Nuk besoj se do të jenë të njëjtë, pandemia solli edhe një lloj zhvlerësimi të sjelljes
Por a ka pasur nevojë për përmirësime kjo situatë? “Pas një diskutim. Shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë, por jemi në kushtet e panjohura. Nuk është se ka një formulë si duhet të ishin bërë gjërat, secila ka ecur me hamendje. Përmirësim mund të kishte në paketën ekonomike, si po bëhet disbursimi”.
