Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Para se të vijnë helikopterët Black Hawk, Forca Ajrore me radar të ri nga Lockheed Martin në malin e Midës

18:15 / November 6, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
safe image
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat e Armatosura shqiptare si pjesë e NATO-s, do të kenë “syrin” e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi sot punimet për ndërtimin e radarit të vendosur në Malin e Midës, në Pukë në lartësinë 1 680 m.

Xhaçka tha se 22 milionë dollarë, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milionë $ donacion i SHBA, u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.

Sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore, theksoi ministrja, është investimi më i madh në këtë sektor, por vuri në dukje ajo, forca ajrore është futur prej kohësh në një proces modernizimi, pjesë e të cilës do të bëhen dhe helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti.

“Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Probleme teknike në Rinas, ndërpritet përkohësisht trafiku ajror në Shqipëri

19:04 / August 28, 2026

Erion Veliaj ‘shkarkon’ Anuela Ristanin

18:40 / August 28, 2026

Ndezi zjarrin në malin e fshatit Vajkal, identifikohet autori i dyshuar, nis procedimi penal ndaj tij

18:21 / August 28, 2026

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.