Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Parada e famshme, “Troping the Color”

19:34 / June 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
familja mbreteroree 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roli i monarkut të Britanisë vjen me një listë mjaft të gjatë përfitimesh por ndoshta një nga më të lakmueshmet është mundësia për të festuar ditëlindjen jo një herë, por dy herë në vit. Mbreti Charles festoi ditëlindjen e tij të parë të vërtetë si monark më 14 Nëntor.

Mbreti Charles feston përsëri 17 Qershorin si ditën e tij të madhe, hera e parë që ai gëzon një ditëlindje “zyrtare” që nga ngjitja në fron. Mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë kanë dyfishuar festimet e tyre që nga shekulli i XVIII, duke mbajtur një festë publike, ditëlindjen zyrtare dhe një ngjarje më private në datën e vërtetë.

Ky është viti që festimi vjetor i Britanisë së Trooping the Color u shoqërua për herë të parë me ditëlindjen e sovranit. Ashtu si Charles III, George lindi në Nëntor, kur moti britanik shpesh është larg idealit. ‘Trooping the Color’, një paradë ushtarake në Londër, ekzistonte më parë si një ngjarje e pavarur.

Tradita vjetore si çdo vit, ka tërhequr turma të mëdha jashtë Buckingham Palace. Për paradën e tij të parë si sovran, Charles u  shfaq duke hipur mbi kalë. Charles iu bashkua 1500 ushtarëve parakalues, si dhe 300 kuaj, duke marrë pjesë në ceremoninë për nder të tij.

Është hera e parë që një monark në fuqi i bashkohet paradës që nga Mbretëresha Elizabeth II në 1986. Ai u përshëndet në Paradën e Rojeve të Kuajve me një përshëndetje mbretërore, pas së cilës inspektoji rojet e Uellsit me kapelet e tyre të famshme të lëkurës së ariut.

Monarku britanik u pasua nga djali i tij Princi i Uellsit, motra e tij Princesha Anne dhe vëllai i tij Duka i Edinburgut gjithashtu me kalë. Mbretëresha dhe Princesha e Uellsit udhëtuan në një karrocë me Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

familja mbreterore
kate midletton

mbreti charles parada troping the color
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.