Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Parajsa fiskale e krimit”, Artan Hoxha: Shqiptarët kanë investuar 1 miliard dollarë në Dubai

23:03 / December 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dubai është kthyer në një parajsë penale dhe fiskale, ku ndodhen bosët e mëdhenj të trafikut të kokainës. I ftuar në MCN TV Hoxha tha se vetëm shqiptarët kanë investuar në Dubai së paku 1 miliard dollarë. Ndër të tjera gazetari ngriti dyshime se një pjesë e parave që do të investohen te Marina e re në Durrës, janë pikërisht paratë e shqiptarëve të Dubait.

“Ata që ndodhen në Ekuador, s’janë bosët, bosët janë në Dubai. Ofron parajsë penale, janë të paekstradueshëm, një parajsë fiskale, sepse autoritetet s’duan t’ia dinë fare ku i ke gjetur paratë, investoi aty, dhe mos u ngatërro me çështjet e terrorizmin. Ata që janë në Ekuador janë emisarët e atyre që shesin në Europë. Edhe ata të Shqipërisë që janë në kërkim, janë atje. Në Dubai nuk ekstradohet askush. Dubai është fenomen botëror, një problem botëror, ke pushtetarë të korruptuar nga e gjithë bota. Dubai s’prodhon asgjë, ka vetëm ujë dhe shkretëtirë. Vetëm shqiptarët kanë investuar minimalisht 1 miliardë dollarë, por kam frikë se janë shumë më tepër se kaq. Besoj se një pjesë e madhe e parave që do vijnë te Marina, janë paratë e atyre. Në Shqipëri sot ka dy lloj parash të pista, paraja që del nga korrupsioni që shkon në offshore, dhe ajo që vjen nga narkotrafiku”, tha ai.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fparajsa fiskale e krimit artan hoxha shqiptaret kane investuar 1 miliard dollare ne dubai marina e re ne portin e durresit do ndertohet me parate e

Hoxha u shpreh pro legalizimit të parasë së pistë. Ndër të tjera ai solli në vëmendje që shumë kompani serioze shqiptare detyrohen të marrin para nga burime të tilla.

“Më rezulton që paraja e korrupsionit është më e madhe. Prandaj në Shqipëri kemi një bum vetëm në një sektor të caktuar, ndërtimi. Bogotaja ka 10 milionë banorë, por nuk ishte çmimi që është në Shqipëri. Unë besoj që ekonomisë shqiptare, që është një ekonomi e dështuar, legalizimi i parasë së pistë do t’i jepte një frymëmarrje të madhe ekonomisë shqiptare. Kompani serioze në Shqipëri detyrohen të marrin para te ata. Shumë nga kompanitë e mëdha janë drejtuar atje. Unë jam për legalizim, formën hajde ta diskutojmë. Që kjo para të mos takojë destabilitet, viktima, prishje të rregullave të tregut, të mos investohet në fushatë. Zakonisht grupet e mëdha tentojnë që ta kenë mirë me pushtetin. Pasi nuhasin që pushteti po kalon në këtë drejtim ato investojmë. Vitet e fundit kemi interferimin e kësaj paraje që na prish gjithë sistemin”, deklaroi Hoxha.

Artan Hoxha Dubai parajsa fiskale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.